×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Sot grumbullimi seleksionues i Kosovës U20

    Insajderi
    18 February 2022 - 10:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të premten (sot) në palestrën ‘1 Tetori’ do të mbahet grumbullimi i parë seleksionues i Kosovës U20 në konkurrencën e meshkujve.

    Grumbullimi mbahet nga ora 14:00-16:00, ka njoftuar përzgjedhësi i kësaj grupmoshe Dritëro Sefaja, i cili vitin e kaluar ishte përzgjedhës i Kosovës U16, me të cilin fitoi Challengers-in në Prishtinë, si dhe është ndihmëstrajner i Kosovës A.

    42 lojtarë janë nën vëzhgimin e Sefajës, ndërsa për këtë grumbullim do të jetë të ftuar vetëm basketbollistët që luajnë në Kosovë.
    Lista e gjerë: Shpat Mustafa, Nart Jashari, Hajriz Hajzeri, Ensar Muriqi, Emanuel Gegaj, Enis Morina, Diellor Maksuti, Nart Llapashtica, Shendrit Llapi, Idon Pallushi, Diart Gashi, Enver Memcaj, Enes Huduti, Albin Berisha, Ermal Mala, Sokol Nila, Adhurim Alijaj, Albin Rexhepi, Arber Rushiti, Leurit Morina, Endrit Qovanaj, Besmir Memaj, Visar Ejupi, Don Polloshka, Bledar Thaqi, Donat Rexhepi, Rinol Gashi, Shpat Syla, Blend Mehana, Bleonis Tanushi, Albin Haxhismajli, Albion Imeri, Erlind Uka, Drilon Shala.

    Ndërkohë, basketbollistët që luajnë jashtë Kosovës janë: Rroni Koshi, Fatlind Shoshaj, Albatrit Syla, Gezim Bajrami, Denis Zenelaj, Bardh Istrefi, Drilon Pllana dhe Dion Sheqiri.
    Kosova U20 te meshkujt është në grup me Suedinë, Gjeorgjinë, Maqedoninë Veriore dhe Austrinë. Kampionati mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë nga 15 deri më 24 Korrik./

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark