×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Sot iu avancua familjarja, Vjosa Osmani më 2013: Njerëzit po ikin nga Kosova shkaku i nepotizmit

    Insajderi
    21 October 2022 - 18:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka caktuar sot si ushtruese të detyrës së rektorit, Luljeta Plakolli-Kasumajn. Ajo është familjare e presidentes Vjosa Osmani.

    Plakolli-Kasumaj e ka pranuar afërsinë familjare me presidenten Vjosa Osmani.

    “Familjare nuk jemi, jemi kushërira shumë të largëta që nuk mund ta zhbëjë historinë familjare dhe absolutisht kjo nuk ka ndonjë relevancë se a jam unë familjare apo jo, qoftë e afërt apo e largët e presidentes. Kështu që kjo pyetje, mos u kapni në këtë kahje. Presidentja e ka profesionin e vet, jetën e vet, zhvillimin e karrierës së vet, unë e kam timen dhe absolut nuk na lidh kurrgjë tjetër përveç një lidhjeje gjaku e largët”, ka thënë ajo në Dukagjin.

    Por ishte vet Osmani, që dikur si deputete opozitare nepotizmin e radhiste si njërin prej shkaktarëve për ikjet masive të të rinjve nga Kosova.

    Në një status të vitit 2013 Osmani thoshte se ‘PDK dhe kryeministri i saj në ikje Hashim Thaçi e kanë shndërruar Kosovën në burim të refugjatëve dhe azilkërkuesve në Evropë.’


    Sipas saj pamjet tmerruese të shqiptarëve të ikur nga të Kosova nga shantazhi, nepotizmi, kërcënimi, zhvatja e haraçi tregojnë për fytyrën e vërtetë të këtij regjimi gjysmë-autoritarë.

    Kjo qeveri ka bërë që sot Kosova të jetë shteti i nëntë më i mjerë në botë dhe i treti në botë për nga numri i azilkërkuesve duke e nëpërkëmbur kështu dinjitetin e shtetit dhe qytetarëve të saj. Çka tjetër duhet të ndodhë që ky regjim të rrëzohet ashtu siç e meriton!?”, kishte shkruar Osmani në vitin 2013.

    Por që, edhe pas ardhjes së Osmanit në pushtet nuk u ndalën nepotizmi e ikjet masive të qytetarëve nga Kosova. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark