×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sot ka reduktime të furnizimit me ujë në Fushë-Kosovë, këto janë oraret

    Insajderi
    27 November 2023 - 09:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” ka njoftuar se sot do të ketë reduktime të furnizimit me ujë në Fushë Kosovë.

    Në njoftimin e tyre lëshuar në ‘Facebook’ thuhet se reduktimet do të jenë nga ora 10:00-16:00 dhe 23:00-05:00.

    Sipas tyre, një gjë e tillë ka ndodhur si pasojë e ngritjes së trubullirës në liqenin e Ujmanit.

    “Ju njoftojmë se pas ngritjes së turbullirës në liqenin e Ujmanit, jemi të detyruar t’fillojmë me reduktime të ujit për Fushë Kosovën. Reduktimet do jenë nga ora 10:00-16:00 dhe nga 23:00- 05:00”, thuhet në njoftim.

    “Situata vazhdon deri në njoftimin e radhës. Deri atëherë situata mbetet e njejtë. Nëse në ndërkohë situata përmirësohet, reduktimet ndërpriten”, përfundon njoftimi. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark