Sot, duke filluar nga ora 11, në sheshin Skënderbeu do të mbahet ceremonia e inaugurimit të Hashim Thaçit si president i vendit.
Kjo ceremoni vije një ditë pas betimit të tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Kjo është hera e parë që organizohet një ceremoni e tillë inauguruese për një president të Kosovës.
Këshilltarët e presidentit Thaçi kanë bërë të ditur se kanë ftuar rreth 1400 persona në këtë ngjarje.
Është paralajmëruar se ai dhe presidentja në largim, Atifete Jahjaga, do të parakalojnë para Gardës së Nderit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Që nga mëngjesi e deri në përfundimin e ceremonisë, sheshet dhe një nunër rrugksh do të jenë të mbyllura për qarkullim për shkaqe sigurie.
Hashim Thaçi është presidenti i pestë i vendit./Insajderi.com