×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot mbahet seanca gjyqësore ndaj adoleshentit që vrau 14-vjeçarin në Tiranë

    Insajderi
    22 November 2024 - 09:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot do të mbahet seanca gjyqësore ndaj Mario Prelleshit, 14-vjeçarit që vrau me thikë Martin Canin dhe plagosi rëndë shokun e tij gjatë një sherri në Tiranë.

    Pritet që adoleshentit t’i caktohet masa e sigurisë në orën 09:30, raporton Top Channel.

    Mario Prelleshi ndodhet në një spital privat pas plagëve që mori gjatë sherrit ku mbeti i vrarë bashkëmoshatari.

    Sipas informacioneve, masa pritet t’i komunikohet në spital.

    “Ju njoftoj se seanca gjyqësore për vleftësimin dhe caktimin e masës së sigurimit ndaj të miturit në konflikt me ligjin M.P. do të zhvillohet ditën e nesërme datë 22.11.2024, ora 09:30”, sipas njoftimit.

    Ngjarja ndodhi pak metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, ku pas një sherri që dyshohet se kishte nisur disa ditë më parë, një 14-vjeçar, i arrestuar tashmë, ka goditur disa herë me thikë Martin Canin, plagë të cilat i morën jetën.

    Katër plagë ka marrë edhe një tjetër i mitur, shok me viktimën, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.

    Pas ngjarjes, në rrjetet sociale i mituri ka shpërndarë disa foto, teksa pozon “me krenari” pas krimit, i ulur në sediljen e pasme të një mjeti.

    Në foto ai tregonte edhe dorën e gjakosur e të fashuar, pasi është lënduar gjatë sulmit.

    Po ashtu kanë qarkulluar edhe foto të thikës me përmasa të mëdha, me të cilët dyshohet se ka kryer aktin e rëndë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark