×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Sot më nxehtë se dje, ky është parashikimi i motit

    Insajderi
    07 May 2023 - 08:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prishtina Weather ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të jetë më nxehtë se dje, do të ketë intervale të gjata me diell derisa pasdite do të ketë vranësira të pakta lokale.

    Gjithashtu priten rrebeshe të shkurta shiu përmes viseve malore.

    Njoftimi i plotë:

    Fundjavë me mot më të ngrohtë dhe intervale më të gjata me diell.  Java e ardhshme fillon me mot jostabil, rrebeshe shiu e bubullima orëve të pasdites.

    5.05.2023 – Fundjavë me mot relativisht më stabil dhe të ngrohtë parashihet të kemi në vend.  Do të ketë intervale më të gjata me diell, e tek pasditën e së dieles priten mundësi për rrebeshe të shkurta shiu përreth viseve malore.

    Java e ardhshme fillon me mot jostabil me më shumë zhvillime të vransirave, e orëve të pasdites rrebeshe shiu dhe bubullima ditën e hënë, e të martën e mërkurën reshje shiu paraqiten kohëpaskohe. 

    Temperaturat maksimale pasi që arrinë vlera prej 23C e 25C në fundjavë, zbresin edhe në 15C e 14C ditën martë dhe mërkurë.  Minimalet luhaten ndërmjet 6C e 10C.

    Cilësia e ajrit parashihet në vlera të pranueshme gjatë ditës, e vetëm orëve të mbrëmjes në kushte qetësie, ndotësit ajror shënojnë rritje të koncentrimeve e indeksi të kaloj edhe në vlera të dobëta, apo të pashëndetshme.

    6.05 – Më ngrohtë.  Intervale më të gjata me diell, e pasdite zhvillime të vransirave të pakta lokale.

    7.05 – Kryesisht me diell dhe ngrohtë.  Pasdite përreth viseve malore priten rrebeshe të shkurta shiu me ndonjë bubullimë.

    8.05 – Mbetet ngrohtë, me vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell.  Pasdite priten rrebeshe shiu me bubullima.

    9.05 – Kryesisht me vransira dhe të reshura shiu kohëpaskohe.

    10.05 – Kryesisht me vransira dhe shi kohëpaskohe.

    Era do të fryjë kryesisht nga krahu verior e lehtë dhe mesatare 3-8m/s.

    Shtypja atmosferike luhatet në vlera paksa më të larta nga normalet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark