×
  • Sport
  • Insajderi / Insajderi

    Sot mësohen katër skuadra të reja që vazhdojnë në fazën tjetër

    Insajderi
    29 November 2022 - 08:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kampionati Botëror i futbollit sot do të vazhdojnë edhe me katër ndeshje të tjera mjaftë interesante.

    Në fakt, sot do të mësohen edhe katër skuadra të tjera që do të vazhdojnë në 16-shen e finales së këtij kampionati, e të cilat do të dalin nga grupet A dhe B, raporton KosovaPress.

    Do të ketë nga sot edhe ndryshim të orarit pasi dy ndeshjet e grupit A do të zhvillohen nga ora 16:00, kurse dy të grupit B nga ora 20:00.

    Në grupin A ballafaqohen Ekuadori me Senegali dhe Holanda me Qatar. Holanda dhe Ekuadori e kryesojnë grupin A me nga katër pikë, Senegali është i treti me tre pikë, kurse Katari është pa pikë dhe i ka thënë lamtumirë këtij kampionati.

    Kurse, nga ora 20:00 bë kuadër të grupit B ballafaqohen Irani me ShBA-të dhe Uellsi me Anglinë. Anglia e kryeson këtë grup me katër pikë, i ndjekur nga Irani me tre dhe ShBA me dy pikë, ndërsa Uellsi është i katërti me vetëm një pikë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark