Sot është dita kur do të zhvillohet “Tournament Prishtina Futsal” në sheshin kryesor të Prishtinës “Zahir Pajaziti”, shkruan Insajderi.
Tashmë gjithçka është gati, pasi edhe tereni është përgatitur për këtë ngjarje madhështore që do të mbahet sonte.
Çiftet tashmë janë caktuar të skuadrave dhe ndeshja e parë do të fillojë nga ora 18:00.
Siç bëhet e ditur në njoftim, pjesë e garave do të jenë kategoria nën moshën 13-vjeçare (U13), ku për herë të parë në vendin tonë, kjo pjesë e vogëlushëve do të garojnë me gashtë (6) ekipe.
Pjesëmarrës të turneut do të jenë edhe ekipet e femrave. Edhe në këtë kategori ndërmjet vete do të garojnë gjashtë (6) ekipe.
Risi e këtij projekti do të jenë ndeshjet rekreative ndërmjet personave me nevoja të veçanta.
Me përkrahjen e Federatës së Futbollit dhe Komunës së Prishtinës, nga data 24 deri më datë 29 qershor, në sheshin “Zahir Pajaziti” do të mbahet gara “Tournament Prishtina Futsal”.