Sot do të përurohet shtatorja e legjendës së futbollit shqiptar, Fadil Vokrrit, në ditëlindjen e tij të 61-të, raporton Insporti.com.
Shtatorja e tij do të vendoset te stadiumi i Prishtinës, i cili mban edhe emrin e tij.
Ceremonia zyrtare e përurimit të shtatores do të fillojë nga ora 18:00.
Fadil Vokrri ishte më meritori që Kosova u pranua si anëtare me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA.
Vokrri vdiq më 9 qershor të vitit 2018, dy vite pasi Kosova u pranua në organizatat ndërkombëtare të futbollit.