×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Sot pritet të largohen të gjitha barrikadat në veri

    Insajderi
    05 January 2023 - 09:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se barrikadat e vendosura në vendin e quajtur “Përroi i Zhazhës” do të largohen sot nga KFOR-i.

    Për shkaqe pune dhe sigurie njëra korsi e rrugës Mitrovicë – Jarinje do të jetë e bllokuar deri në mes të ditës.

    Ndërsa, në mesditë do të mbyllen dy korsitë e rrugës, deri sa të largohen kamionët e dëmtuar.

    Së bashku me KFOR- in  në vendin e ngjarjes do të jenë të pranishëm edhe Policia e Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark