×
  • Sport
  • Sport

    Sot pritet të mirret vendimi nga UEFA për ndeshjen Rumani – Kosovë

    Insajderi
    20 September 2023 - 16:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës ishte ndërprerë për afro 50 minuta për shkak të banerit të shfaqur ku shkruhej “Kosova është Serbi!”.

    Edhe pse ndeshja u ndërpre, dhe gjyqtari dërgoi të dy kombëtaret në zhveshtore, u vendos që dueli të vazhdojë, ku më pas Rumania e mposhti Kosovën 2:0.

    Tani, siç bëhet e ditur nga “FANATIK”, incidentet në ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës do të gjykohen nga UEFA sot.

    Komisioni Disiplinor i UEFA-s ka nisur hetimet për diskriminim dhe racizëm në ndeshjen që u zhvillua në “National Arena”.

    Dënimi më i rëndë që Rumania mund ta merr nga UEFA është që të luajë një ndeshje si vendas me stadiumin gjysmë të mbyllur, por mund të jetë edhe më keq për rumunët.

    Në rastin më ekstrem, UEFA mund të vendosë që fitorja t’i jepet Kosovës me shifrat 3:0, por ky vendim shihet si i vështirë për tu marrë sepse ndeshja kishte rifilluar dhe ishte zhvilluar deri në fund.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark