×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot pritet zgjedhja e rektorit të Universitetit të Prishtinës

    Insajderi
    04 March 2016 - 10:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidatët që kanë aplikuar për postin e rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” do të intervistohen sot në sallën e Këshillit Drejtues të UP-së.

    Në garë për të marrë drejtimin e institucionit më të madh arsimor në vend janë pesë kandidatë: Anton Berishaj, Lul Raka, Naser Sahiti, Isufl Musliu dhe Sali Bashota.

    Anton Berishaj ka qenë më herët ushtrues detyre i rektorit pas dorëheqjes së ish-rektorit Ibrahim Gashi.

    Zgjedhje për rektor të UP-së vijnë disa javë më herët se sa ishte planifikuar pas dorëheqjes së ish-rektoirt Ramadan Zejnullahu vetëm pak kohë para se t’i përfundojë mandati./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark