×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Sot promovohen veprat e përkthyera nga Fadil Bajraj

    Insajderi
    13 September 2023 - 14:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot nga ora 19:00 mbahet promovimi i librave të Jeff Weddle, Neeli Cherkovski, dhe John Yamrus, të përkthyera nga Fadil Bajraj, ku prezent do jenë edhe autorët përmes platformave online.

    Në panel do jenë Shkelzen Maliqi dhe Anton Berisha.

    Jeff Weddle është autor i dymbëdhjetë përmbledhjeve me poezi. Libri i tij i parë “Bohemian New Orleans: The Story of the Outsider and Loujon Press”, ka fituar çmimin Eudora Welty. Disa prej librave të tij të tjerë janë: Comes To This, Heart of the Broken World, Good Party, Advice for Cannibals etj.

    Cherkovski për lexuesin shqiptar: “ Zemra ime është aq shqiptare sa është amerikane. Çdo poezi është pasqyrim i përvojës sonë të përbashkët ndërsa udhëtojmë nëpër ditët tona. Unë kam shkruar gjithmonë në një hapësirë përtej kufijve dhe do të vazhdoj. Ndoshta po shkruajmë një këngë të vetme të ndërtuar nga një zjarr kampi të zhdukur prej kohësh.”

    “Ajo që përfitojmë nga Njëzet e katër poezi dhe nga e gjithë vepra e Yamrusit është dhuratë. Ai po na tregon se si ta shohim botën dhe jetën tonë. Kjo përmbledhje, si krejt vepra e tij, është hem asgjë e veçantë hem, me dije qoftë, e jashtëzakonshme.” – John Brantingham.

    “Ai është mjeshtër i minimalizmit modern, një poet autsajder që është më shumë si ne të tjerët se cilido shkrimtar tjetër, dhe ai ka dhunti për të trajtuar atë që ka rëndësi në botë.” -Terry Jude Miller

    “John Yamrus heq baltën e jetës së tij duke lënë sall fjalë të sinqerta të gdhendura në faqet e kohës.” – John St. John, autor i Night Full of Diamonds

    Poezitë vijnë nga ajo që po ndodh rreth meje. Unë nuk sajoj gjëra. Unë i shoh gjërat dhe i shkruaj ato.” – John Yamrus

    John Yamrus në karrierën e tij 50 vjeçare ka botuar 35 libra (29 vëllime me poezi, 2 romane, 3 vepra joletrare dhe një libër për fëmijë). Një numër i madh i librave dhe poezive të tij mësohen në kolegje dhe universitete. Ai konsiderohet si mjeshtër i minimalizmit dhe neo-noir-it në poezinë moderne.

    Eventi mbahet Soma Book Station. / Gazeta Express/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark