×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sot protestë kundër mbylljes së rrugës “Xhorxh Bush” në kryeqytet

    Insajderi
    14 January 2024 - 08:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot do të protestohet kundër mbylljes së rrugës “George Bush” nga Komuna e Prishtinës.

    Protesta pritet të filloj nga ora 12:00 dhe do të mbahet në sheshin “George Bush” në kryeqytet, raporton Insajderi.

    Kjo protestë është organizuar nga “Vrojtuesit e Lagjes”

    “Ne organizojmë një protestë thelbësore për hapjen e rrugës Xhorxh Bush, një rrugë e cila mund të hapet lehtësisht duke i larguar betonat që e mbyllin. Thirrja është e hapur për çdo individ të lodhur nga këto praktika të kryetarit të komunës tonë. Përparim Rama premtoi se rruga do të mbyllej vetëm për një test 1-javorë, pastaj tha se do të ishte e mbyllur vetëm për trafikun urban, duke lejuar kalimin e autobusëve dhe taxit. Megjithatë, realiteti është një varg gënjeshtrash pas gënjeshtrash, duke mbyllur rrugën përfundimisht. Kërkojmë një Prishtinë më të lirë dhe të përshtatshme për të gjithë. Ju lutemi, bashkohuni për një qytet më të mirë dhe më të hapur”, thanë Vrojtuesit e Lagjes në një postim në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark