×
  • Sport
  • Sport

    Sot shpallet kampioni i Kosovës në basketbollin e femrave

    Insajderi
    11 April 2023 - 15:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bashkimi dhe Prishtina sonte zhvillojnë ndeshjen e pestë finale në kuadër të Play-off-it me ç’rast fituesi i sotëm do të shpallet edhe kampion.

    Rezultati aktual në seri është 2:2. Bashkimi fitoi ndeshjen e parë më rezultat 92:76, për të barazuar Prishtina në lojën e kthimit serinë me shifrat 79:66. Prizrenaset fitoren e tretë e arritën me vetëm një pikë dallim, 70:69, ndërsa në lojën e katërt, vajzat e Prishtinës bindshëm ishin më të mira, duke e mbyllur ndeshjen me rezultat final 67:42.

    Prizrenaset duan trofeun e shtatë të titullit të kampionit, kurse prishtinaset të 12-tin në histori të klubit.

    Sfida do të zhvillohet në Therandë në Palestrën “13 Qershori” nga ora 20:00

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark