
Gjykata Themelore në Prishtinë pritet që të hënën të shpallë verditkin lidhur me një përleshje që kishte ndodhur mes deputetëve të Kosovës në vitin 2012.
Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, deputeti i këtij subjekti politik, Rexhep Selimi dhe vozitësi Besart Bujupi do të mësojnë të hënën vendimin për padinë e ngritur nga ta nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.
Aktakuza e ngritur në Gjykatën Themelore të Prishtinës thotë se kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ish-deputeti Florin Krasniqi, deputeti Rexhep Selimi, dhe vozitësi Besart Bujupi kishin filluar një fjalosje me Bekim Haxhiun, dhe me qëllim të shkaktimit të lëndimeve të lehta trupore sulmuan dhe goditën të Haxhiun.
Përleshja në mes të deputetëve kishte ndodhur në vitin 2012 në dalje të objektit të Kuvendit të Kosovës.
Atë kohë, deputeti Rexhep Selimi kishte thënë se në mes të deputetëve ka ndodhur vetëm një konflikt i vogël./Insajderi.com