×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sot varroset gruaja që u vra të mërkurën në Prishtinë

    Insajderi
    01 December 2023 - 08:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot varroset e ndjera Liridona Murseli, që mbeti e vrarë të mërkurën në mbrëmje në rrugën “Dalip Alishiqi” në Prishtinë.

    Sipas njoftimit të familjes së saj, e ndjera do të varroset në orën 14:00 në varrezat e fshatit Cërmjan.

    “Me dhimbje të thellë njoftojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se datë 29.11.2023 ndërroi jetë tragjikisht në moshën 30 vjeçare vajza, bashkëshortja, nëna dhe motra jonë e dashur. Varrimi i të ndjerës bëhet ditën e premte me datë 01.11.2023 në ora 14:00 në varrezat e fshatit Cërmjan”, thuhet në njoftim.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë, viktima ka qenë në veturë me bashkëshortin dhe dy fëmijët, kur një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe pastaj ka qëlluar me armë zjarri.

    Viktima është nënë e dy fëmijëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark