×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Sot varroset kosovari që vdiq në burgun e Serbisë

    Insajderi
    16 December 2022 - 08:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    I riu nga Kosova me nënshtetësi norvegjeze, Artan Zymberi, do të varroset sot në Norvegji.

    Lajmi u bë i ditur nga familjarët.

    “Varrimi i më të dashurit tonë Artan Zymberi, do të bëhet të premten 16/12/2022 në Kishën Udland Gravlund në Haugesund në orën 14:00. Të afërmit dhe të njohurit dhe ata që dëshirojnë, janë shumë të mirëpritur të takohen së bashku për t’i dhënë lamtumirën e fundit”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

    Ai vdiq në burgun e Mitrovicës së Sremit, më 26 nëntor.

    I ndjeri vuante një dënim prej tre vjetësh atje.

    Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së të riut.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark