×
  • Sport
  • Sport

    Sot vazhdon Liga e Kampionëve me dy sfida shumë interesante – vëmendja në “Signal Iduna Park”

    Insajderi
    15 February 2023 - 13:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të martën mbrëma (dje) u rikthye Liga e Kampionëve me fazën e eliminimit direkt apo siç njihet edhe me të tetën e finales.

    Bayern Munichu ia doli ta dominonte Paris Saint-Germainin në Parc des Princes, duke marrë një fitore 1-0 në udhëtim, e që në ndeshjen e dytë do ta ketë më lehtë.

    Fitore të madhe mori edhe Milani, që në San Siro mposhti Tottenham Hotspurin me golin e Brahim Diaz, duke shkuar në Londër me epërsinë 1-0.

    Sonte, ndeshja kryesore do të jetë ajo në mes të Borussia Dortmundit dhe Chelseat, që zhvillohet në Signal Iduna Park, me Blutë që janë skuadra më e përforcuar nga afati i janarit dhe kanë kontigjent të madh lojtarësh.

    Përballje tjetër është ajo në mes të Club Brugge dhe Benficas, që luhet në Jan Breydel Stadion.

    Që të dy këto takime nisin nga ora 21:00.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark