×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sot zgjatet sheshi deri te Rrethi i Flamurit

    Insajderi
    22 September 2023 - 09:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në kuadër të Ditës pa makina, më 22 shtator, Komuna e Prishtinës ka vendosur që ta zgjasë sheshin e qytetit nga bulevardi “Xhorxh Bush” deri te Rrethi i Flamurit.

    Siç bëhet e ditur në një njoftim në Facebook, rruga “Dëshmorët e Kombit” do të jetë e mbyllur për qarkullim të veturave nga ora 10 deri në 15.

    Qytetarët mund të marrin me qira, pa pagesë, njërën nga 160 biçikletat dhe 60 trotinetët për qarkullim në këtë rrugë, ka njoftuar Komuna.

    “Të premten, më 22 shtator nga ora 10:00 në Prishtinë do të organizohet aktiviteti “Dita pa makina”, një ngjarje ndërkombëtare, e cila organizohet në 2000 qytete të Botës, dhe që ka për qëllim inkurajimin e qytetarëve që t’i përdorin sa më pak makinat për transport, e në vend të tyre të shfrytëzojnë transportin publik apo biçikletat.

    Me rastin e organizimit të këtij aktiviteti, të premten, nga ora 10:00 deri në 15:00, vetëm rruga ‘Dëshmorët e Kombit’, do të jetë e mbyllur për qarkullimin e veturave”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark