×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Southampton fiton trillerin me Tottenham – Broja ndihmoi me super gol

    Insajderi
    09 February 2022 - 22:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Southampton ka mposhtur Tottenhamin me rezultatin 2:3 pas një super ndeshje që zhvillua sonte në kuadër të Premier Ligës. Sulmuesi shqiptar Armando Broja ndihmoi skuadrën e tij të marrë tre pikët nga ky udhëtim i vështirë, duke shënuar gol, shkruan Insporti.com.

    Reprezentuesi shqiptar shënoi golin e barazimit për Southampton në minutën e 23 për rezultatin 1:1.

    Broja pas golit të shënuar, ishte shumë afër të shënonte edhe të dytin por tentimi i tij përfundoi jashtë portës të Hugo Lloris.

    Me rezultatin 1:1 përfundoi pjesa e parë.

    Në pjesën e dytë u zhvillua një triller I vërtetë që futbolli anglez prodhon.

    Në minutën e 70, Tottenham riktheu epërsinë e skuadrës të Antonio Contes nëpërmjet sulmuesit Son.

    Ky gol nuk u rishkua nga VAR, përkundër se Broja ishte i shtrirë në tokë pas një dueli në ajër me mbrojtësin Sanchez.

    Megjithatë, mysafirët nuk u dorëzuan duke arritur të rikthejnë rezultatin në të mirë të tyre.

    Për dy minuta shënuan dy gola, duke e bërë rezultatin 2:3.

    Elyounoussi shënoi për 2:2, ndërsa Che Adams shënoi golin e fitores.

    Broja zhvilloi 90 minuta, duke u zëvendësuar krejt në sekondat e fundit të kohës së rregullt nga Theo ëalcott.

    Me këtë fitore “saints” renditen në pozitën e dhjetë me 28 pikë, ndërsa Tottenham në të shtatën me 36 pikë. /Insporti.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark