Kombëtarja e Shqipërisë nuk ka arritur të kaloj fazën e grupeve të Kampionatit Evropian.
Duke pasur parasysh se ishte në grup me tre superfuqi botërore të futbollit, kuqezinjët rikthen në Tiranë me kokën lartë.
Në ndeshjen e tretë, Shqipëria pësoi humbje nga Spanja me rezultat minimal 1–0.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Ferran Torres në minutën e 13-të.
Pas fitores së Spanjës nuk ka munguar një thumb nga revista italiane kundër kombëtares.
”Spanja e mund Shqipërinë vetëm me rezerva”, thuhet në postimin e ndarë nga revista italiane “La gazzetta dello sport”.