×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Spanjë: Konfiskohen 20 mijë uniforma të ISIS

    Insajderi
    04 March 2016 - 09:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Brendshme spanjolle ka njoftuar  se kanë konfiskuar rreth 20 mijë uniforma dhe furnizime të tjera të destinuara për organizatat Shtetin Islamik dhe Al Nusra.

    Autoritetet spanjolle bënë të ditur se uniformat u konfiskuan në një operacion policor që çoi në neutralizimin e një “rrjeti shumë aktiv dhe mjaft të efektshëm”, qëllimi kryesor i të cilit ishte sigurimi i furnizimeve ushtarake për organizatën terroriste të ISIS dhe disa degë të saj.

    Uniformat ishin fshehur në kontejnerët e anijeve, për të cilët ishte deklaruar se mbanin rroba të përdorura për të shmangur dyshimet.Dy nga tre kontejnerët janë bllokuar në portin e Valencias dhe një në Algeciras, shkruan CNN.

    Policia vuri në pranga edhe 7 persona, të cilat dyshohen për dhënien e mbështetjes financiare dhe logjistike të grupeve terroriste./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark