×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    SPAR feston 5 vite në Kosovë!

    Insajderi
    12 June 2024 - 16:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Brendi ndërkombëtar SPAR feston ditëlindjen e 5-të të operimit në Kosovë. SPAR është prezente në më shumë se 48 shtete të botës, me përvojë dhe traditë shumë vjeçare dhe është pjesë e tregut Kosovar që nga viti 2019.

    Cilësia e produkteve të SPAR, asortimani unik, shërbimi e eksperienca unike në blerje janë disa nga arsyjet e besnikërisë së klientëve ndaj brendit SPAR.

    Në këto 5 vite, SPAR ka arritur të krijojë një prezencë të qëndrueshme në treg, duke ofruar një përvojë blerjeje të pakrahasueshme për konsumatorët e saj dhe duke promovuar inovacionin në industrinë ku operon. Përveç kësaj, SPAR jo vetëm që ofron një ambient të shkëlqyeshëm për blerjet ditore, por ofron edhe këndet e inkuadruara të SPAR Bakery dhe SPAR Kitchen duke sjellur shije unike të pjatave tradicionale e pjekurinave dhe sanduicëve të ndryshëm.

    Në këtë periudhë 5-vjeçare, SPAR ka hapur 9 markete, 8 prej tyre në Prishtinë dhe një në Ferizaj. Së shpejti SPAR hap marketin më të ri në Fushë Kosovë. Përveç kësaj, SPAR ka punuar në forcimin e partneritetit me furnizuesit vendas dhe ndërkombëtarë për të siguruar cilësi të lartë dhe çmime konkurruese për produktet në marketet e saja.

    Këtë vit SPAR po feston ditëlindjen duke shpërblyer konsumatorët e saj besnik me lojën e madhe shpërblyese duke u japur mundësi atyre të fitojnë udhëtim familjar në Disneyland, para të gatshme apo preminë kryesore Veturë Polo.

    Rregullat për të qenë pjesë e lojës shpërblyese janë shumë të thjeshta, mjafton të blini në njërën nga pikat e SPAR në vlerë mbi 20 euro, një produkt nga brendet pjesëmarrëse në kampanjë, mbrapa kuponit shënoni emrin, mbiemrin dhe numrin e telefonit dhe t’a vendosni në kutinë e lojës shpërblyese.

    Festa e ditëlindjes në SPAR sapo ka filluar, kampanja është lansuar nga data 10 Qershor dhe përfundon me 31 Gusht. SPAR poashtu sjell zbritje dhe oferta pafund në shumë produkte ku konsumatorët do të kenë mundësi të përfitojnë dhe të kursejnë pafund gjatë blerjeve të tyre.

    Më mire në SPAR!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark