Insajderi
Lajme

Specialja flet pasi vajza e Jakup Krasniqit alarmoi për gjendjen e tij dhe refuzimin për t’u mjekuar në qelinë e Hagës

Insajderi
23 October 2026 - 20:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Specialja flet pasi vajza e Jakup Krasniqit alarmoi për gjendjen e tij dhe refuzimin për t’u mjekuar në qelinë e Hagës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dje gjatë ditës, vajza e Jakup Krasniqi, Gresë Krasniqi, ka thënë se pas një bisede telefonike me babain e saj, ka marrë vesh se ai ka vendosur që të refuzojë pranimin e shërbimeve shëndetësore nga Haga. Kjo si shenjë revolte për procesin e zhvilluar ndaj tij dhe mbajtjen në paraburgim prej gjashtë vitesh.

Lidhur me këtë, zëdhënësja Angela Griep ka thënë për Express se për shkaqe privatësie nuk mund të ndajë detaje shëndetësore.

Megjithatë ajo thotë se Gjykata Speciale garanton që Jakup Krasniqi ka qasje në sistem shëndetësor me standarde holandeze dhe nëse i duhet, jepen edhe shërbime specialistike.

“Për arsye privatësie, nuk mund t’ju ofrojmë asnjë informacion mbi shëndetin e të paraburgosurit. Megjithatë, mund t’ju sigurojmë se z. Krasniqi ka qasje në kujdesin shëndetësor në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara, e cila ka të njëjtat standarde si sistemi holandez i kujdesit shëndetësor. Të paraburgosurit, si dhe personat e dënuar, kanë qasje të përditshme te një mjek dhe u ofrohet qasje te specialistë mjekësorë nëse dhe kur është e nevojshme.”, ka thënë Griep.

Më 16 shtator 2026, Jakup Krasniqi, është dënuar më 25 vite burg nga shkalla e parë. Tashmë mbrojtja është duke u përgatitur për procesin e Apelit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark