×
  • Lajme
  • Lajme

    Specialja konfiskon dokumente dhe telefona tek Shala dhe Smakaj

    Insajderi
    30 October 2023 - 12:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it janë duke kryer aktualisht bastisje në shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj.

    Bastisja po kryhet me urdhër nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara në Hagë.

    Gjatë mëngjesit të sotëm është bastisur edhe banesa e Blerim Shalës, ish-këshilltar i Hashim Thaçit.

    Avokati i personave në fjalë, Artan Qerkini ka bërë të ditur se nga këto bastisje janë konfiskuar telefona dhe dokumente. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark