×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Specialja ndryshon datën e seancës ndaj Thaçit dhe të tjerëve pas reagimeve në Kosovë

    Insajderi
    19 January 2023 - 15:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmë u bë e ditur se seanca e radhës përgatitore për rastin e krerëve të UÇK-së, do të mbahet më 17 shkurt. Kjo pikërisht me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Por, ky vendim u ndryshua pas reagimeve të shumta nga opinioni publik në Kosovë.

    Për ndryshimin e datës njoftoi vetë Gjykata Speciale.

    Konferenca Përgatitore të Prokurorit të Specializuar në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit do të mbahet me 15 shkurt 2023 në ora 09:30.

    Dje u vendos që gjykimi në rastin e krerëve të UÇK-së të fillojë me 21 mars.

    Gjykimi të fillojë më 21 mars, nëse nuk ka rrethana përjashtimore”, ka thënë mbrëmë Charles Smith, kryetar i trupit gjykues.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark