×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Specialja urdhëron që Salih Mustafa të paguajë mbi 200 mijë euro viktimat

    Insajderi
    06 April 2023 - 13:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë është mbledhur për të shqiptuar urdhrin për dëmshpërblim të viktimave në çështjen gjyqësore kundër ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafës.

    Fillimisht Mustafës iu lexua një përmbledhje e trupit gjykues duke iu bë me dije se ky është urdhri i parë për zhdëmtim i kësaj gjykate.

    Viktimat pjesëmarrëse në proces ishin në masa mbrojtëse dhe atyre iu referua me kode që ju kanë caktuar.

    Aty u përmenden dëmet fizike e mendore që u janë shkaktuar viktimave.

    Trupi gjykues gjykoi se kompensimi do të mundësojë lehtësim financiar për viktimat.

    Kërkesat e mbrojtjes së viktimave për kompensim janë si në vijm:

    Viktima 8 së paku 30 mijë euro për dëm material, fizik dhe mendor. Viktima 9, më së paku 80 mijë euro. Viktima 10, 60 mijë euro më së paku, së fundmi 10 mijë euro për viktimën 5, 6 dhe 12. 5 mijë euro për viktimën 11 dhe 2 mijë euro për viktimën 13 si kompensim për dëmin mendor.

    “Fakti se z.Mustafa i mungojnë pjesërisht mjetet financiare nuk e lirojnë atë nga detyrimi ndaj viktimave dhe ai mbetet përgjegjës për shumën e plotë të dëmshpërblimit të caktuar”, tha gjykata.

    Salih Mustafa u dënua me 26 vjet burgim, brenda të cilit dënim llogaritet koha e kaluar në paraburgim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark