×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Spektakël në Superkupën e Holandës, shënohen tetë gola – PSV mposht Ajaxin

    Insajderi
    30 July 2022 - 22:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    PSV ka fituar triler e Superkupës së HolanDës ndaj Ajaxit me rezultat 5-3, në një ndeshje të jashtëzakonshme.

    Spektakolare ishte ndeshja e Superkupës së Holandës mes dy gjigantëve Ajax dhe PSV, ku këta ta fundit fituan.

    Steven Bergwijn arriti të hap ndeshjen në minutën e 15-të për 1-0 në të mirë të Ajax.

    Por nuk vonoi shumë dhe në minutën e 32-të, Guss Til shënoi për 1-1.

    Pak pa u mbyllur pjesa e parë sërish ishte Gil që arriti të shënojë me kokë për 2-1 në të mirë të PSV.

    Me të filluar pjesa e dytë u barazuan shifrat, pasi që Antony shënoi për 2-2 kur doli i vetëm përballë me portierin.

    Në minutën e 66-të Cody Gakpo arriti të gjëjë golin për PSV-në për 3-2.

    Vetëm tre minuta më vonë Guss Til arriti të kompletojë het-trikun në këtë takim, duke e quar rezultatin në 4-2.

    Mohammed Kudus i Ajax provoi ta hap ndeshjen në minutën e 72-të për 4-2, por kjo ishte e gjitha çfarë bën ‘harkëtarët’, pasi pas pesë minutash mbeten me dhjetë veta në fushë, ku Calvin Bassey u ndëshkua me karton të kuq.

    Në kohën shtesë ishte radha e Xavi Simons që të shënojë për rezultatin përfundimtar 5-3.

    PSV e nis sezonin me një trofe të çmuar siç është Superkupa e Holandës.

    https://youtu.be/ABkTQO5HD9Y

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark