×
  • Sport
  • Insajderi / Insajderi

    Spektakël nga “Intelektualët”- Shpalosin koreografi gjigante, shumë tifozë jashtë stadiumit

    Insajderi
    07 May 2023 - 15:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Para pak çastesh ka nisur përballja kryesore e këtij edicioni deri më tani në Superligën e Kosovës në futboll.

    Drita dhe Ballkani po përballen në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

    Para fillimit të ndeshjes, tifogrupi i Dritës, “Intelektualët” kanë shpalosur një koreografi gjigante dhe të jashtëzakonshme.

    Tifozeria bardhekaltër shpalosi një mesazh të madh në gjithë tribunën qendrore të stadiumit.

    Tribuna e stadiumit ndihmës duket e vogël për t’i zënë gjithë ata që janë kanë mësyer stadiumit për këtë përballje.

    Një numër i madh i tifozëve po e shikojnë ndeshjen edhe jashtë rrethojave të stadiumit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark