Insajderi
Lajme

Spitali i Pejës del me njoftim për tre të plagosurit në Deçan: Dy janë bartur në QKUK, një po trajtohet te ne

Insajderi
13 January 2026 - 11:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Spitali i Pejës del me njoftim për tre të plagosurit në Deçan: Dy janë bartur në QKUK, një po trajtohet te ne
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se mbrëmë i kanë pranuar tre viktimat që u plagosën në një lokal në Deçan.

Spitali thotë se dy pacientë janë bartur për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK, ndërsa një ende po trajtohet në Pejë dhe gjendet jashtë rrezikut për jetë.

“Mbrëmë, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë pranuar tre pacientë të plagosur me armë zjarri. Pas dhënies së ndihmës së nevojshme mjekësore, dy pacientë janë bartur për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Një pacient po vazhdon trajtimin në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.”

Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark