×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Sponzorizimi i sulmeve terroriste”- Kurti e përmend Banjskën në Shkup në prezencë të Vuçiqit

    Insajderi
    22 January 2024 - 11:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se për t’u integruar rajoni ekonomikisht, duhet të marrin fund kërcënimet e sigurisë.

    Këto ai i ka thënë përgjatë takimit në Samitin e BE-së në Shkup, ku prezent është edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Integrimi më i thellë dhe rritja e qarkullimit të mallrave dhe njerëzve, kërkon besim të ndërsjellë e marrëdhënie normale mes shteteve tona, institucioneve e njerëzve tanë. Kjo s’mund të ndodhë nëse liritë për qarkullimin e mallrave shfrytëzohen për t’i lëvizur armët e municionin apo për t’i sponsorizuar sulmet terroriste”, ka thënë Kurti.

    Ai ka thënë se është kyçe normalizimi i marrëdhënieve bazuar në njohje të ndërsjellë.

    “BE-ja paraqet zgjedhje strategjike të lidershipit të një shteti. Është detyra jonë të reformohemi e plotësojmë kushtet, e BE-ja të gjykojë më pas bazuar në merita”, ka thënë tutje numri një i Qeverisë. /Insajderi.org/ 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark