Notarja Viktoria Zeynep Günes garon për Turqinë që nga viti 2014, por vjen nga Ukraina. Në shkurt të atij viti, Solnçeva, siç quhej atëherë, ishte në një kamp stërvitor në gadishullin e Krimesë.
Kur ushtria ruse hyri për t’i marrë këto, ata ikën në Turqi. Tani, pak më shumë se një muaj më parë, kur forcat e Putinit nisën luftën në shtetin e Ukrainës, kujtimet e arratisjes së tyre u ndezën.
Katër herë kampionia e botës për juniore publikon një video ku qëndron me dy këmbët në flamurin rus.
Ky veprim hasi në kritika të ashpra direkt nga Rusia, përcjell Demokracia.com.
Ministri i Sportit i Rusisë, Dmitry Shvishev reagoi me këto fjalë: “Është vërtet e neveritshme! Sportistët tanë janë dënuar për qëndrimin e tyre dhe këtu kemi një valë të vërtetë nacionalizmi ndaj një vendi”.
Ai i bën thirrje shoqatës botërore të notit FINA që të ndëshkojë menjëherë Gunes.
Shoqata ka reaguar ndaj videos në fundjavë, por pa e vlerësuar veprimin e 23-vjeçares: “FINA ka marrë parasysh postimin e Viktoria Günes në rrjetet sociale. Ajo kërkon nga të gjithë sportistët që t’i qasen kësaj çështjeje me dinjitet dhe respekt”.