×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Spotify tani do t’ju lejojë të kërkoni këngët që i keni në mendje, duke përdorur tekstet që ju bien në mend!

    Insajderi
    11 October 2020 - 14:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shërbimi i famshëm i muzikës, i cili tani është edhe në vendin tonë, Spotify, tani ka zhvilluar një tipar të rëndësishëm për adhuruesit e muzikës.

    Tani, kur dëshironi ta gjeni një këngë të cilën e keni në mendje, por nuk ju kujtohet se cila është, ju mund ta kërkoni atë në Spotify përmes tekstit që juve ju kujtohet. Ky tipar i ri thuhet se është në dispozicion në iOS dhe Android, shkruan 9to5Mac.

    Tipari i ri duket të jetë mjaft i thjeshtë – shkruani disa copëza të tekstit në shiritin e kërkimit të Spotify dhe aplikacioni do të shfaqë këngë që përputhen me këngën e kërkuar.

    Këngët që mund të jenë ato që ju po kërkoni do të kenë etiketën “Lyrics match”, siç mund ta shihni në këtë cicërimë nga dizajnerja e Spotify Lin Wang:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark