Insajderi
Lajme

Sqarim: Droga dhe ari në Bullgari nuk u kapën në kamionin e kompanisë kosovare – pamjet u përdorën vetëm për ilustrim

Insajderi
26 February 2026 - 15:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sqarim: Droga dhe ari në Bullgari nuk u kapën në kamionin e kompanisë kosovare – pamjet u përdorën vetëm për ilustrim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mediumi bullgar “BTV Novinite” raportoi të enjten në mëngjes se një kamion ishte kapur me kokainë dhe ar gjatë kalimit kufitar në pikën Kapitan Andreevo në Bullgari.

Gjatë raportimit live, mediumi transmetoi pamje nga kontrolli i një kamioni të kompanisë kosovare “AL Cargo” Sh.p.k., duke lënë të nënkuptohet se droga dhe ari i sekuestruar i përkisnin kësaj kompanie.

Megjithatë, më pas u sqarua se “AL Cargo” nuk kishte asnjë lidhje me kokainën dhe arin e konfiskuar.

Kamioni i kompanisë ishte përdorur vetëm për të ilustruar mënyrën se si doganierët në pikën kufitare, me ndihmën e një qeni nuhatës, arritën të zbulonin mallin e paligjshëm.

Këtë e kanë konfirmuar për Gazetën Insajderi përfaqësues të kompanisë, të cilët sqaruan situatën dhe mohuan çdo përfshirje në rast.

Gazeta Insajderi kishte raportuar duke u bazuar në pamjet që ishin transmetuar nga mediumi në fjalë, por pas një riverifikimi u konfirmua se kamioni i kompanisë “Cargo” kishte kaluar kufirin pa problem.

Sipas deklarimit të shefit të policisë doganore bullgare në pikëkalimin Kapitan Andreevo, kamioni i kapur me drogë dhe ar të paligjshëm transportonte lule nga Holanda drejt Turqisë më 22 shkurt.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark