×
  • Sport
  • Sport

    “Stadiumi thërriste emrin tim. Është madhështore” – Arijon Ibrahimovic flet pas super-paraqitjes ndaj Empolit. Zbulon edhe dy lojtarët e tij të preferuar

    Insajderi
    06 November 2023 - 22:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosovari Arijon Ibrahimoviq ka folur pas ndeshjes në të cilën shënoi golin e parë në Serie A. 17-vjeçari të hënën shënoi gol dhe asistoi në fitoren 2:1 të Frosinones ndaj Empolit.

    Ai është pyetur se si ndihet pas golit të parë në Serie A.

    “Stadiumi thërriste emrin tim. Është madhështore. Nuk është problem nëse i humb dy topa. E rëndësishme është të vazhdosh të luash”, ka thënë Ibra kosovar.

    Ai është pyetur për lojtarët që i pëlqejnë.

    “Ibrahimoviqi dhe Cristiano Ronaldo”, ishte përgjigjja e supertalentit.

    Ai është lojtari më i ri në Top-5 ligat evropiane që ka shënuar gol dhe ka bërë asistim në ndeshjen e njëjtë në edicioni aktual.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    23 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark