×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Stagnon shitja e veturave në Kinë

    Insajderi
    27 May 2019 - 13:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kina do të shesë 28.1 milionë makina këtë vit, shifër kjo që nuk ndryshon nga 2018, sipas agjencisë shtetërore kineze të lajmeve Xinhua.

    Shitjet e makinave të pasagjerëve do të arrijnë në rreth 23.7 milionë njësi, e cila është e ngjashme me vitin e kaluar, tha Xinhua, duke iu referuar një raporti të përbashkët nga Shoqata e Prodhuesve të Automobilave kineze.

    Megjithatë, shitjet e automjeteve të reja me energji do të mbeten të forta dhe do të rriten me rreth 27 për qind në 1.6 milion njësi, krahasuar me 1.26 milion njësi të shitura në vitin 2018, thuhet në raport.

    Tregu i makinave të Kinës vitin e kaluar shënoi rënien e saj të parë në më shumë se dy dekada për shkak të kërkesës së brendshme të dobët dhe luftës tregtare me SHBA.

    Në baza mujore, shitjet deri tani kanë shënuar rënie në dhjetë muaj rresht.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark