×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Stano: Gjihçka varet nga gatishmëria e Kurtit dhe Vuçiqit

    Insajderi
    27 February 2023 - 14:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se “pritet qasje evropiane” nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në dritën e takimit të sotëm, që pritet të nis vetëm pas pak minutave në Bruksel, shkruan Insajderi.

    “Gjithçka varet nga gatishmëria e Kurtit dhe Vuçiqit që të pajtohen për rrugën para”, tha Stano.

    “Pritjet e BE-së nga liderët e të dyja shteteve, shefat negociatorë, përfaqësuesit, është qasja evropiane që u mundëson atyre të gjejnë forcën, kurajën, gatishmërinë për kompromis evropian, në të mirë të popujve të tyre dhe në interes të perspektivës evropiane për Kosovën dhe Serbinë”.

    “Përparimi arrihet përmes kompromiseve, angazhimit konstruktiv dhe të kuptuarit se kjo është mënyra e vetme për të përmbushur synimet e tyre strategjike”, ka vazhduar ai.

    Që nga ora 15:00 nisin takimet në Bruksel, ku fillimisht do të jenë takime ndarazi BE-Kosovë, BE-Serbi, për të vazhduar më pastaj me takim trilateral./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark