×
  • Lajme
  • Lajme

    Stano: KE po analizon vendimin e BQK-së për ndalimin e qarkullimit të dinarit

    Insajderi
    19 January 2024 - 14:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëdhënësi i KE Peter Stano ka thënë se Komisioni Evropian është duke analizuar vendimin e Kosov për të ndaluar qarkullimin e të gjitha valutave përveç euros, madje ai kërkon sqarime për to.

    “Komisioni Evropian (KE) është ende duke analizuar vendimin e Kosovës për të ndaluar qarkullimin e të gjitha valutave përveç euros dhe po kërkon sqarime për këtë çështje”, tha sot zëdhënësi i KE Peter Stano.

    Më tej, ai ka theksuar se pritet që Serbia dhe Kosova të shmangin veprimet e pakoordinuara që nuk janë në favor të normalizimit të marrëdhënieve.

    Ne ende jemi duke analizuar dhe kërkojmë sqarime për këtë vendim, arsyet, motivet dhe implikimet e mundshme, por në përgjithësi pritet që Serbia dhe Kosova të shmangin veprimet e pakoordinuara, të cilat nuk janë të përshtatshme për normalizimin e marrëdhënieve dhe që mund të ndikojnë negativisht në stabilitetin në terren”, është shprehur Stano në një konferencë për shtyp në Bruksel.

    Ai u bëri apel të dy palëve të merren me këtë çështje në kuadër të dialogut të zhvilluar me ndërmjetësimin e BE-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark