×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Stanos i vjen edhe një “goditje” nga VV-ja, kësaj radhe deputeti Rrustemi

    Insajderi
    10 August 2023 - 20:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas deputetit të VV-së, Armend Muja, ka reaguar edhe deputeti tjetër i partisë në pushtet, Adnan Rrustemi, në lidhje me deklaratën e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano.

    Stano gjatë ditës tha se “vendosja e disa masave kundër qeverisë së Kosovës për shkak të paaftësisë për të vepruar në një mënyrë evropiane drejt shtensionimit dhe marrjes së hapave të rëndësishëm në këtë drejtim”.

    Për këtë, deputeti Rrustemi iu është kapur Stanos duke ironizuar me deklaratë të tij.

    “Qyshkur luftimi i krimit e shteti ligjor nuk na qenkan sjellje evropiane, kurse mësymja e grupeve kriminale nga Serbia e kidnapimi i policëve, qenkan sjellje evropiane?”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

    “Nëse ka ndonjë ndryshim së fundi në ato që njihen si vlera evropiane, na trego z. Stano!”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark