×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Statistikat e shteteve fqinje tregojnë se edhe Kosova mund të zbrazet pas liberalizimit”

    Insajderi
    21 April 2023 - 22:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Profesori universitar Bashkim Mustafa ka deklaruar se lajmi i mirë për liberalizimin e vizave do t’i sjell Kosovës edhe më shumë telashe në tregun e punës.

    Sipas tij, edhe pse liberalizimin i vizave nënkupton vetëm vizita dhe lejeqëndrimi maksimum 90 ditë, kjo nuk do të thotë se qytetarët nuk do të zgjedhin migrimin për një jetë më të mirë, posaqërisht Gjermanin e cila në muajin mars ka liberalizuar në masë të madhe tregun e punës.

    “Qeveria e vendit nuk e ka trajtuar asnjëherë me seriozitet tregun e punës në vend, unë kam nxjerr disa statistika se si ka ndikuar liberalizimi në tregun e punës si në Maqedonin e Veriut dhe Shqipëri. Sipas INSTAT-it brenda 10 viteve popullësia në Shqipëri është zvogëluar për 7.5% ose 42,000. Brenda 10 viteve mbi 200.000 banorë e kanë zgjedhur statutin e tyre të punës në BE”, tha ai në T7.

    “Njëjtë pothuajse ka ndodhur edhe në Maqedoninë e Veriut ku për një dekad mbi 230.000 persona kanë bërë zgjidhje të përhershme dhe kanë migruar në BE. Duke u nisur nga këto statistika dhe premisat e zhgënjimit që qytetarët e tonë kanë mbi tregun e punës në vend lëvizjet e kosovarëve do të jenë të njëjta apo edhe më shumë sesa këto të vendeve fqinjë”, ka deklaruar profesori Bashkim Mustafa.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark