Ish-negociatori kryesor i Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borko Stefanoviq, ka kritikuar ashpër mënyrën se si janë trajtuar sulmuesit e Banjskës. Stefanoviq ka thënë se personat e përfshirë në këtë ngjarje duhej të ishin përballur me drejtësinë prej kohësh.
Stefanoviq veçanërisht theksoi lidhjet mes Milan Radoiçiq, kryeorganizatori i sulmit në Banjskë të Zveçanit, dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
“Ata janë shumë të afërt personalisht, janë shumë të afërt politikisht, shumë të afërt financiarisht. Për mua është e mistershme se si bëhet që ky njeri është ende i lirë. Është shumë e mistershme dhe nuk mendoj që është mirë e nuk mendoj që është e pranueshme”, ka thënë ai transmeton Koha.