Ndeshja mes SC Gjilani dhe FC Ballkanit në kuadër të javës se 27-të në Superligën e Kosovës në futboll është ndërprerë në sekondat e fundit pasi që dy shikues e sulmuan portierin e Ballkanit Stivi Frashërin.
Sot pasdite Komisioni i Garave vendosi që këtë ndeshje ta regjistrojë me rezultat zyrtar 0:3 në favor të Ballkanit.
Rezultati i ndeshjes ishte i barabartë në ato momente, 1-1.
Në lidhje me këtë rast ka pasur reagime e shkrime të ndryshime.
I tillë është edhe shkrimi me titullin “Stivi Frashëri i kishte provokuar tifozët e Gjilanit duke i gjuajtur me gjësende (VIDEO)”, i publikuar në portalin “Gazeta Enigma”.
Portali “Gazeta Enigma” është në pronësi të Florim Zukës, që është edhe pronari i SC Gjilanit.
Në këtë shkrim është publikuar edhe një video e një mometit kur portieri i Ballkanit, Stivi Frashërit, largon nga zona e tij një gjësend që është hedhur nga tifozët prapa portës së tij.
Sipas këtij shkrimi, Frashëri është ai që ka nisur gjithçka në mënyrë që situata të eskalojë.
Dy sulmuesit e Frashërit janë ndaluar nga Policia e Kosovës dhe me vendim të Gjykatës Themelore të Gjilanit iu është shqiptuar ndalesa prej 30 ditëve.
Një nga sulmuesit është Fadil Robelli, vëllai i drejtorit të SC Gjilanit, Sevdail Robellit.
Frashëri për disa orë ishte i shtrirë në spital por ishte liruar po atë natë. /Insajderi.org/