×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Stoltenberg: Kemi rritje të tensioneve në Kosovë, e rëndësishme që NATO-ja ka rritur praninë e saj atje

    Insajderi
    11 October 2023 - 10:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur për praninë e Aleancës veri-atlantike nëpërmjet misionit të saj KFOR në Kosovë.

    Në nisje të takimit dyditor të ministrave të mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s, Stoltenberg, mbajti konferencë të përbashkët me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelensky.

    “Po ashtu adresojmë edhe praninë tonë në Kosovë. Ne kemi rritje të tensioneve atje, prandaj është e rëndësishme që NATO-ja ka rritur praninë e saj në Kosovë”, tha Stoltenberg.

    Takimi i ministrave të mbrojtjes së aleancës, mbahet më 11 dhe 12 tetor në Bruskel.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark