×
  • Lajme
  • Lajme

    Stoltenberg: S’ka kërcënim ushtarak por ka rritje të tensioneve në Kosovë dhe Bosnjë

    Insajderi
    22 November 2023 - 14:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka folur sot gjatë një konference për media lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë.

    Stoltenberg ka thënë se nuk sheh rreziqe të drejtpërdrejta ushtarake ndaj ndonjë vendi që është aleat i NATO’s.

    Edhe pse tha se nuk ka ndonjë kërcënim direkt ushtarak, ai potencoi se ka rritje të tensioneve në Kosovë dhe Bosnjë, përcjell Insajderi.

    “Nuk shohim rreziqe të drejtpërdrejta ushtarake ndaj ndonjë vend aleat të NATO-s në këtë regjion. Çka shohim është rritje e tensioneve veçanërisht në Kosovë dhe po ashtu në Bosnjë, por nuk shohim ndonjë kërcënim direkt ushtarak”, tha ai.

    Stoltenberg më tej tha se në Kosovë tashmë kanë rritur prezencën e ushtarëve, janë vigjilent dhe e monitorojnë për së afërmi situatën. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark