×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Stoltenberg thotë se nuk shohin ndonjë kërcënim të menjëhershëm ushtarak nga Rusia, nuk do të ketë sulme në territorin e NATO-s

    Insajderi
    23 January 2024 - 14:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është shprehur se nuk sheh ndonjë kërcënim të menjëhershëm ushtarak nga ana e Rusisë ndaj asnjë anëtari të Aleancës, por që do të vazhdojë me operacionin e parandalimit përmes stërvitjes së ardhshme ushtarake “Steadfest Defender”, më e madhja në dekadat e fundit.

    Sipas tij, Aleanca po i bën të gjitha këto pasi ka hequr çdo vend për paragjykim apo keqkuptim në Moskë për gatishmërinë e NATO-s për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të saj, raporton Reuters. “Për sa kohë që ne e bëjmë këtë, nuk do të ketë sulme në territorin e NATO-s”, ka thënë Stoltenberg.

    Rreth 90 mijë ushtarë do të marrin pjesë në stërvitjen e ardhshme “Steadfest Defender 2024”, e cila nis në shkurt dhe do të zgjasë deri në maj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark