×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Stop dialogut nëpër skuta e hotele të plazheve”

    Insajderi
    18 July 2023 - 14:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

     Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak me Kurtin u takuan dje në Greqi, në kuadër të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar që dialogu me Serbinë të mos bëhet siç ka thënë ai “nëpër skuta e hotele të plazheve”.

    Hoti tha se dialogu duhet që të zhvillohet në Bruksel dhe në Uashington.

    “Stop dialogut nëpër skuta e hotele të plazheve. Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington.” – ka shkruar ai, në një postim në “Facebook”.

    Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar të hënën me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, për uljen e tensioneve me Serbinë dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark