×
  • Sport
  • Sport

    Strakosha flet për gjithçka: E dua Greqinë, por jam shqiptar dhe përfaqësoj ngjyrat kuqezi

    Insajderi
    22 February 2023 - 20:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dashuria lëviz gjithçka. Dhe Thomas Strakosha mësoi ta donte futbollin që në moshë të re. Çdo herë dhe më shumë. Sa herë e shihte të atin, Foto Strakosha, si një “gjigant” i rregullt mes shtyllave të kombëtares së Shqipërisë dhe klubeve që ka përfaqësuar në karrierë.

    Sa herë shikonte kasetën e momenteve më të mira të një prej portierëve që ka hyrë edhe në historinë e futbollit grek. Sa herë ëndërronte të bëhej si ai.

    Por përveç dashurisë, Thomas Strakosha ka edhe një motiv të madh. Dhe kjo nuk ishte as lavdia, as paratë, por një motivim më i rëndësishëm, emocional dhe moral. Siç tha edhe ai vetë në një rrëfim të gjatë për portalin grek “Sport24.gr”, “qëllimi im ishte më i madh se vetë futbolli.

    Ο Θωμάς Στρακόσια στο προπονητικό κέντρο της Μπρέντφορντ

    Po mendoja se si do ta ndihmoja familjen time që të mos kishte më probleme, as financiarisht, as psikologjike. Kështu që qëllimi im ishte më i madh se vetë futbolli dhe kjo më motivoi, më shtyu të shkoja përpara dhe të mos e mendoja dështimin”.

    Në këtë intervistë të gjatë, portieri i kombëtares sonë kuqezi dhe i Brentford në Premier League ka zbuluar se mund të kishte luajtur me Greqinë, por duhej të zgjidhte rrënjët e tij. Ja rrëfimi më i detajuar:

    “Kur u nisa për në Itali isha 16 vjeç. E kisha si synim të largohesha nga Greqia dhe të luaja jashtë, sepse gjërat kishin filluar në mënyrë të tillë që nuk po shkonin mirë. Me fjalë të tjera, largimi në një moshë kaq të re më ndihmoi të piqesha, të mësoja ta përballoja vetë jetën në mjedise që nuk i njihja, që nuk i kisha mësuar.

    Vend i huaj, gjuhë e huaj, mentalitet i huaj. Për shkak të moshës ishte e vështirë, sepse ndryshon tërësisht planin që kishe deri atëherë. Po mendoja se si do të ofroja dhe si do ta ndihmoja familjen time që të mos kishte më probleme, as financiarisht, as psikologjike. Kështu që qëllimi im ishte më i madh se vetë futbolli dhe kjo më motivoi dhe më shtyu të shkoja përpara dhe të mos mendoja për dështimin.

    Ο Θωμάς Στρακόσια με τη φανέλα της Λάτσιο

    Është gjithmonë në mendjen tënde, por kur ke një qëllim dhe jep gjithçka, të paktën thua se u përpoqa. Kombëtarja? E dua, e vlerësoj dhe e respektoj Greqinë, por unë dhe prindërit e mi jemi nga Shqipëria. Mendova se ishte më e përshtatshme të luaja për kombëtaren shqiptare.

    Mund të zgjidhja edhe Greqinë, por unë dhe prindërit e mi i kemi rrënjët në Shqipëri. Dhe është mirë që në kombëtare të jenë emrat më cilësorë, që janë shqiptarë, për të ndihmuar skuadrën që të fillojë të ndërtojë emrin e saj.

    Mendoj se në vitin 2024 mund të jemi sërish në Europian, sepse kemi një brez të ri me shumë talent, lojtarë shumë të mirë dhe me mentalitet europian. Ka shumë lojtarë që luajnë jashtë vendit. Të gjithë bashkë do t’ia dalim sërish. Polonia është favorite e grupit, por ne duhet të jemi patjetër në vendin e dytë, që të kalojmë më tej. Do të jetë turp nëse nuk do të shkojmë në Europian, sepse kemi shumë talent”.

    Ο Θωμάς Στρακόσια με τον Σιμόνε Ινζάγκι

    Më pas, rrëfimi i Thomas Strakosha vijoi për eksperiencat e tij mes Premier League dhe Serie A: “E kisha ëndërr që të luaja në Premier League dhe kjo është arsyeja pse nuk pranova ofertat e tjera që kisha në kampionatet e tjera. Mendoj se ishte mosha e duhur për të ardhur në Angli.

    Unë anulova çdo gjë tjetër vetëm për të ardhur në Premier League. Mendova se Brentford ishte klubi i duhur për mua, për të bërë një hap, jo mjaftueshëm të madh, për t’u integruar, për t’u përshtatur, sepse ka kaq shumë dallim mes Premier League dhe Serie A.

    Ajo që shoh nga skuadrat në Angli është se ka më pak presion në krahasim me Italinë, ku isha unë. Këtu kënaqesh me stërvitjen, nuk shkon në hotel për të fjetur para ndeshjes, siç ndodh në shumë vende të tjera. Kjo mund të tingëllojë pa kuptim, por ju nxjerr nga rutina. Ndoshta në shtëpi, për shembull, pushoni më mirë, nuk ndjeni presion dhe shkoni tri orë para ndeshjes për të ngrënë dhe për të luajtur.

    Ο Θωμάς Στρακόσια στην προπόνηση της Μπρέντφορντ

    Në thelb ju largon çdo stres ose energji të keqe që mund të keni, sepse shikimi në katër mure sigurisht që nuk ju ndihmon. Në shtëpi jeni edhe me njerëzit që doni, me familjen tuaj, që është gjithashtu një pjesë e madhe që ju ndihmon.

    Në Angli, kur një lojtar duhet të qetësohet psikologjikisht, i jepen disa ditë pushim, gjë që në Itali nuk ekzistonte. Atje nuk iu intereson si jeni në këtë pjesë dhe për fat të keq janë shumë mbrapa. Përkundrazi, në Angli e kanë prioritet gjendjen psikologjike të sportistit, ndaj e kombinuar me stërvitjen e mirë, por edhe ambienti ku jetoni, ndikon në qetësinë tuaj shpirtërore”.

    Më tej, pyetja që e shoqëron thuajse në çdo intervistë: A është Thomas Strakosha më i mirë se Foto Strakosha (babai i tij)? Ja si përgjigjet Thomas: “Nuk do të jem kurrë më i mirë se babai im. Po ta pyesni, ai do të thotë që djali im është shumë më mirë.

    Ο Θωμάς Στρακόσια στο προπονητικό κέντρο της Μπρέντφορντ

    Për mua akoma jo. Kur të shkoj në moshën e tij mund t’ju them po, kam qenë më i mirë. Babai im mes shtyllave të portës ishte shumë i mirë. Ajo që e kam shumë zili tek ai është personaliteti që tregonte në fushë. Më është skalitur në mendje.

    Kam pasur një kasetë kur kam qenë i vogël, në të ishin momentet më të mira të babait tim si portier. Duhet ta kem parë mbi një milion herë. Ai kishte një kërcim brenda portës për të cilin unë isha pafundësisht xheloz. Për mua, babai im ishte njeriu kundër të cilit nuk mund të shënoje gol”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark