×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Strakosha i ka kompletuar testet mjekësore te Brentfordi

    Insajderi
    12 July 2022 - 09:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-portieri i Lazios, Thomas Strakosha, është duke kaluar testet mjekësore përpara një transferimi te skuadra e Ligës Premier, Brentford, sipas raportimeve në Itali.

    Numri 1 i Shqipërisë është lojtar i lirë pasi lidhja e tij shtatëvjeçare me Biancocelestët përfundoi në verë.

    Dhe Sky Sport Italia shkruan se ai është duke kaluar testet mjekësore përpara një lëvizjeje në Brentford.

    Javët e fundit, Strakosha ishte lidhur me skuadrat e Ligës Premier si, Fulham dhe madje edhe me Manchester United.

    Strakosha ditë më parë deklaroi ekskluzivisht për Insajderin se gjatë kësaj jave do të kuptohet klubi i ri i tij.

    27-vjeçari u vendos si portieri i parë i Lazios në vitin 2016, kur u kthye pas një huazimi me Salernitana.

    Një nga pikat kryesore të Strakoshës te Lazio ishte pritja e penalltisë në minutën e 97-të nga Paulo Dybala për të siguruar që skuadra e tij të mundte Juventusin 2-1 në Allianz Stadium në 2017.

    Në total, ai bëri 208 paraqitje dhe fitoi dy herë Kupën e Italisë. /telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark