Lazio sonte do të jetë nikoqire e Portos në kuadër të Ligës së Evropës, shkruan Insporti.com.
Në këtë ndeshje nga minuta e parë do të jetë portieri shqiptar Thomas Strakosha për Lazion, ndërsa kapiteni i Shqipërisë, Elseid Hysaj, do e nis nga banka rezervë.
Trajneri I Lazios, Mauricio Sarri, tashmë ka kthyer besimin te Strakosha duke e zgjedhur edhe në Ligën e Evropës si portieri numër një.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Portugali, përfundoi me fitoren e skaudrës italiane 1:2.
Ndërsa, sonte Lazio do ta kërkojë kualifikimin në fazën e radhës me të filluar ndeshja në orën 18:45. /Insporti/